Arnold “The Cobra” Gjergjaj sonte është rikthyer triumfues në ring ku luftoi për titullin “WBF Intercontinental Heavy”.
Kundërshtari i tij ishte gjermani Dominik Vial, një boksier me përvojë, i cili posedon titujt – kampion evropian UBF dhe fitues i titullit GBA.
Gjergjaj ka arritur që të triumfojë përballë kundërshtarit duke siguruar një titull më të madh në karrierën e tij. /Reporteri.net/