11.2 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

“Izraelin e shpëtoi VAR-i” – Mediumi serb çudit me raportimin për ndeshjen e Kosovës

Rekomandime

Kombëtarja e Kosovës e ka nisur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” barazuan 1:1 me Izraelin në ndeshjen e parë të Grupit I, e zhvilluar në Tel Aviv.

- Advertisement -

Barazimi i Kombëtares së Kosovës në Tel Aviv u bë lajm edhe në Serbi. Konkretisht, mediumi serb, “Telegraf.rs” i ka kushtuar një artikull barazimit të reprezentacionit të Kosovës.

Përveç se si i referohen Kosovës në mënyrë skandaloze, mediumi në fjalë ka shkruar se “Izraelin e shpëtoi VAR-i kundër Kosovës”.

“Izraelitët u shpëtuan nga VAR kundër të ashtuquajturës Kosovë: Në fund mezi një pikë edhe përkundër dominimit” – thuhet në titullin skandaloz të mediumit serb.

- Advertisement -

Kosova gjeti golin e dytë në minutën e 49-të me anë të Milot Rashicës, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua pasi paraprakisht lojtari kosovar luajti me dorë. Në atë moment rezultati ishte 0:1 për Kosovën.

- Advertisement -

Me këtë barazim, Kosova është e dyta në grup me një pikë, aq sa ka edhe Israeli në pozitën e tretë.

Zvicra është e para me tri pikë pas fitores 0:5 ndaj Bjellorusisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit