Është ndër gojëdhënat më të njohura dhe më të besuara në Shqipëri dhe Kosovë madje në të gjithë Ballkanin.
Plakat e Marsit apo të Prillit (të quajtura në varësi të vendit) është shprehje e besimeve popullore lidhur me tri ditët e ftohta në fund të marsit ose në fillim të prillit.
Këto tri ditë lidhen me një plakë, e cila duke pandehur se kishte ikur dimri e shau marsin ”Mars o Mars ske ça me mba, se dimër ska ma”. “Marsi: O shkurt o im vëlla, mi jep tre dita hua ta ngrij plakën me çka ka” dhe për këtë arsye marsi e ngriu në vend dhe sipas gojëdhënave prandaj shkurti ka 3 ditë mangut.
Sipas legjendës, Mali i Tomorrit është vendi ku plakat u ngrinë me bagëtitë, ndërsa sipas gojëdhënave në atë vend sot gjendet një gur në formën e një plake, ku edhe sot e kësaj dite buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.
Kjo legjendë njihet në tërë Ballkanin, dhe si për çdo legjendë tjetër edhe për këtë qarkullojnë disa versione.
Mesa duket edhe ditët e para të prillit parashikohet të jenë me reshje shiu.