11.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Policia angleze nuk njeh çajin e malit dhe arreston shqiptarin

Rekomandime

Një shqiptar në Angli, Agim Agaj 53 vjeç është ndaluar nga policia dhe u mbajt në paraburgim për 15 orë pasi i gjetën çaj mali në fugonin e tij.

- Advertisement -

Oficerët angleze mendonin se shqiptari po transportonte kanabis dhe e prangosën. Për median The Sun Agimi shprehet: Ishin dy policë. Një hapi derën e fugonit dhe pa se kisha një enë plastike dhe i tha policit tjetër se unë kam kanabis. I thashë që nuk është drogë, por çaj mali. Nuk më dëgjuan dhe më arrestuan. Çaji nuk duket aspak si kanabis dhe nuk e ka erën si të saj. Edhe një fëmijë mund të bëjë dallimin mes çajit dhe kanabisit.

Agimi u mbajt në një qeli të shtunën mbrëma në Weymouth, Dorset, dhe u mor në pyetje të nesërmen para se të lirohej sepse nuk kishte prova.

Ai tregon se oficerët kontrolluan shtëpinë e tij dhe shtëpinë e një shoku. Agimi, i cili pi çdo ditë çajin tradicional shqiptar, tha se nuk e dinte pse e ndaluan dhe shtoi: Nuk jam arrestuar kurrë. Ishte e frikshme.

- Advertisement -

Policia e Dorset tha: U krye një kontroll i automjetit dhe u raportua se u gjet një enë plastike me disa bimë dhe oficerët menduan se ishte drogë. Pas hetimeve të mëtejshme u konfirmua se lënda që u gjet nuk ishte drogë ilegale dhe burri u lirua pa asnjë akuzë./Top Channel

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit