11.3 C
Pristina
Thursday, April 11, 2024

Paralajmërojnë ashkalinjët: Koalicioni me Qeverinë Kurti mund të prishet

Rekomandime

Të marte është shënuar 19-vjetori i Ditës së Flamurit të komunitetit ashkali.

Qazim Rrahmani nga Partia e Ashkalinjve për Integrim ka thënë se nuk kanë pasur përkrahje nga ana e qeverisë për shënimin e kësaj dite.

- Advertisement -

“Është ligji për promovimin e të drejtave të komunitetit, sot ka qenë dita jonë nacionale, shteti e ka për obligim të promovojë, të financojë qoftë edhe aktivitetet tona për festën tonë, kjo nuk ka ndodhur në këtë festë e as në të kaluarën, qeveria nuk ka financuar aktivitetet tona për festën tonë nacionale”, ka thënë Rrahmani në Edicioni Special.

“Qeveria nuk e ka përkrahur ditën e komunitetit ashkali, duhet ta themi publikisht… Me mospërkrahjen e tij, nuk na ka lënë me festu festën qysh duhet”, ka shtuar ai.

Ai tha se kjo festë “e gjen të lumtur komunitetin për festën, por jo edhe për kushtet e jetesën në Kosovë”.

- Advertisement -

Sipas Rrahmanit për një vjet qeverisje, nga qeveria Kurti nuk janë marrë parasysh kërkesat e këtij komuniteti, dhe sipas tij, është ndaluar edhe projekti, që ishte miratuar nga qeveritë e kaluara, për ndërtimin e disa shtëpive, me pretekstin, siç thotë ai, se kishte keqpërdorime të tenderimit.

“Për një vjet qeverisje, kërkesat e komunitetit ashkali nuk ka ecur përpara, janë ndërprerë projekti i shtëpive. Me ardhjen e qeverisë Kurti është ndërprerë ky projekt, arsyeja sipas tyre është se ka pasur keqpërdorim në tenderim, ne nuk e dimë, por njerëzit janë jashtë, edhe shtëpitë që i kanë pasur i kanë prishur duke menduar se kanë me hy në të rejat, tash nuk e kanë asnjërën”, ka vazhduar ai.

- Advertisement -

“Ose rifillo projektin, ose paguaja qiranë atyre njerëzve”, ka shtuar ai.

Madje Rrahmnai tha se nëse do të vazhdojë kjo qasje e qeverisë ndaj këtij komuniteti, do ta rishikojnë edhe munësinë për të dalë nga koalicioni.

“Do ta rishikojmë koalicionin nëse kjo qasje vazhdon kështu, nuk merren parasysh kërkesat e këtij komunitetit”, ka thënë ai.

Sot, sipas Rrahmanit, ashkalinjtë janë komuniteti më i diskriminuar, më i varfër e më i anashkaluar, krahasuar me komunitetet tjera në Kosovë, sidomos me atë serb.

“Kanë menduar që vetëm për kafshatën e bukës të ndihmohet ky komunitet, por jo ky komunitet ka probleme më të mëdha, kërkojmë punësim, infrastrukturë, banim të qëndrueshëm”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit