10.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Orteqet e borës bëjnë kërdi në shtetin evropian, vdesin disa persona

Rekomandime

Katër persona, përfshirë një turist, humbën jetën nga ortekët në veri të Norvegjisë sot, tha policia lokale. Pesë anëtarët e një grupi turistësh të huaj u përfshinë nga një ortek pranë Kavrigtiden, në veri të Norvegjisë, i cili vrau një prej tyre dhe plagosi dy të tjerë.

- Advertisement -

Kryetari i bashkisë së Lingen, tha se turistët kishin mbërritur në zonë nga Italia.

Sipas Morten Petersen, një zëdhënës i policisë së Tromsø, dy persona të tjerë vdiqën më vonë kur një ortek mori përpara një shtëpi dhe një magazinë dhe i hodhi në det në ishullin Reynoja.

Ndërkohë, policia raportoi se një person i katërt ishte vrarë nga një ortek në rajonin Nordreisa.

- Advertisement -

“Ky person ka qenë pjesë e një grupi turistësh të huaj. Një tjetër pjesëtar i këtij grupi ka pikasur viktimën dhe ka njoftuar shërbimet e shpëtimit”, njofton policia, pa specifikuar kombësinë e burrit. /abcnews

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit