3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Prokuroria flet për strukturën e UÇK-së: Përmendet Adem Jashari, Haradinaj, Limaj e të tjerë

Rekomandime

Po vazhdon seanca në Dhomat e Specializuara të Hagës në Hagë.

- Advertisement -

Prokurori Matt Hawling ka komentuar lidhur me organizimin dhe strukturën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë formë, Prokuroria pretendon t’i gjejë fajtor krerët e UÇK-së edhe për mosveprim, nëse konfirmohen veprat penale për të cilat akuzohen.

Hawling ka publikuar disa intervista të Thaçit, Selimit madje edhe të Fatmir Limajt, ku flitet për strukturën e UÇK-së.

“Udhëheqësia e UÇK-së buroi nga LPK-ja. Përmes Adem Jasharit dhe të tjerëve UÇK-ja filloi të sulmojë ushtrinë serbe dhe bashkëpunëtorët serbë. UÇK-ja e ka zanafillën në vitet 90-ta. Që prej fillimit anëtarët e shtabit të përgjithshëm ushtruan autoritet”, tha ai në fillim.

- Advertisement -

“Thaçi, Veseli dhe Selimi ishin themelues të shtabit të përgjithshëm. Në një intervistë të medias të Selimit në vitin 1999, Selimi e përshkruan krijimin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Në një intervistë tjetër, Selimi e përshkruan 1997-ën si një fazë të zhvillimit të strukturëve të UÇK-së. Në vitin 1997 UÇK-ja arriti në një pikë ku mund të kryente sulme të orkestruara ndaj Ushtrisë serbe në të njëjtën kohë. Provat treguan se në 1997, UÇK sulmoi 12 stacione të policisë me granatahedhës. Provat tregojnë se sulmi u organizua nga Rexhep Selimi teksa u ndihmuan nga Thaçi dhe Veseli për të siguruar armët”, tha më tutje ai.

Sipas Prokurorisë, kjo nxiti më pas sulme të forcave serbe në Likoshan, Qirez dhe Prekaz.

- Advertisement -

“Pas sulmeve të UÇK-së, forcat serbe nisën një aksion në Likoshan e Qirez që çuan në humbje të jetës së civilëve. Forcat serbe në 1998 sulmuan Adem Jasharin duke e vrarë atë dhe gjithë familjen. Kjo ngjarje kishte efekt nxitës në Kosovë, me shumë vullnetarë. Luftimet u përshkallëzuan në mars 1998. Zhvillimet e marsit 1998 i kërkuan stafit të përgjithshëm të ndante përgjegjësi e të konsolidonte radhët e veta. Fatmir Limaj shkoi në Kleçkë, Shukri Buja që u udhëzua nga Thaçi të shkojë në Lipjan”, deklaroi prokurori.

Prokurori përmendi të gjitha zonat, dhe udhëheqësitë e tyre. Ramush Haradinajn, Rrustem Mustafën e të tjerët me radhë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit