5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Simiqi me Rakiqin shkojnë në Jarinjë dhe e luajnë fituesin, përmendin “rikthimin” e Rezolutës 1244

Rekomandime

Kryetari i Listës Serbe, që njëherit është edhe ministër në qeverinë Kurti, Goran Rakiq, është paraqitur sot tek serbët në Jarinje bashkë me zëvendësin e tij, Igor Simiq.

Ky i fundit, u paraqit “triumfalisht” para serbëve që vunë bllokadat në këtë pikë kufitare, duke thënë se ata janë fitimtarë dhe të kënaqur me marrëveshjen, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

“Ne arritëm të mos biem pre e provokimeve dhe të arrijmë me mjete demokratike paqësore atë që të gjithë donim së bashku, dhe kjo është që ne të mund të jetojmë në paqe dhe të gëzojmë të drejtat e njeriut të garantuara nga Kosova dhe rregulloret ndërkombëtare,” tha ai.

“Ne do të monitorojmë nga afër zbatimin e kësaj marrëveshjeje, kryesisht për shkak të përvojës që kemi nga e kaluara që Prishtina shmang zbatimin e marrëveshjeve, gjegjësisht i zbaton ato në një mënyrë që nuk është rënë dakord,” tha Simiq.

Madje ai përmendi edhe Rezolutën 1244 që sipas tij, është rikthyer në funksion dhe se KFOR-i me prezencën e tij po e zbaton atë.

- Advertisement -

“Është shumë e rëndësishme për të gjithë ne këtu që të ruajmë paqen, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi apeluar një mijë herë dhe ne jemi të kënaqur që qytetarët u përgjigjën pozitivisht. Duhet të theksohet veçanërisht se KFOR është këtu sipas Rezolutës 1124 të Këshillit të Sigurimit të OKB -së , ata janë forca e vetme e armatosur ushtarake e ligjshme në këtë zonë dhe ne e respektojmë atë”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit