Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi një suIm të ashpër ndaj homologut amerikan Joe Biden, duke folur në një event të Ujqërve Gri, ndërsa Turqia numëron mbrapsht për zgjedhjet e 14 majit.
Erdogan e ndaloi ambasadorin e SHBA në Turqi, Jeffrey Flake nga rezidenca e tij pasi diplomati u takua me kandidatin e opozitës Kemal Kilicdaroglu, një veprim që shihet si një fyerje për Shtetet e Bashkuara, një aleat i vjetër i Turqisë.
“Joe Biden po flet prej andej.
Çfarë po bën ambasadori i tij këtu?
Ai takohet me Kemalin.
Turp tq kesh, vëre mendjen në punë.
Ju jeni një ambasador.
Bashkëbiseduesi juaj këtu është presidenti.
Si do të ngrihesh pas kësaj dhe do të kërkosh një takim me presidentin?
Dyert tona janë të mbyllura për të, ai nuk mund të hyjë më”, tha Erdogan të dielën.
Presidenti turk i bëri thirrje popullit të votojë për të për t’i dhënë një “mësim të fortë SHBA-ve dhe Bidenit.
“Në këto zgjedhje ne duhet t’i japim Amerikës një mësim të mirë.
Nga njëra anë Biden flet nga atje, nga ana tjetër ambasadori i tij këtu shkon dhe viziton Kemalin.
Si ambasador ai duhet të dijë detyrat e tij. Përderisa nuk e mësoni, nuk mund të hyni në këtë portë (të presidencës)!”.