0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

PIas zhurma në Debat PIus: Analistët i bërtasin njëri-tjetrit, Ermal Pandurin e kap kollitja

Rekomandime

Në “Debat Plust” të RTV Dukagjinit, që për autor ka Ermal Pandurin, është diskutuar në lidhje me nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në këtë debat, morën pjesë saktësisht 6 mysafirë, përfshirë Faton Klinaku nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së e Fadil Gecin, anëtar i familjes Geci, ndaj të cilës ishte lëshuar komunikata e 59-të e UÇK-së, e cila u përmend edhe në Hagë sot.

- Advertisement -

Por përplasja më e madhe u pa ndërmjet dy analistëve, Yll Hoxha e Lirim Mehmetaj. Ky i fundit, e komentoi një deklaratë të Hoxhës, duke theksuar se po thotë të pavërteta. E një gjë e tillë, e nervozoi Hoxhën, gjë e cila i dha nxitje një debate absolutisht të ashpër.

“E para, nuk e thash asnjë të pavërtetë. E dyta, nuk të ndërhyjta asnjëherë t’u fol ti. Është e gjashta herë që po ndërhynë. Të lutem, mbaje rendin, ki durimin, e foli një fjalë, e kryej fjalën, ti mandej flet. Jo me kcy kështu si gjel.” – i tha analisti Yll Hoxha analistit Lirim Mehmetaj.

Natyrisht, nuk është se Mehmetaj u zmbraps pas këtyre fjalëve.

- Advertisement -

“Ma, ma, ma me kësi llafe palidhje, mos ashtu kot” – ia ktheu z. Mehmetaj.

E me shpejtësi ndërhyri z. Ermal Panduri, moderator dhe auto i emisionit “Debat Plus”, i cili e kuptoi se situata po shkon drejt eskalimit. Ai e përsëri gati dhjetra herë termin “le” dhe përsëriti disa emrat e dy panelistëve që u futën në sherr.

- Advertisement -

“Lirim, leje, Lirime. Jo, jo, jo…veç pak, Ylli, Lirim, të lutem, të lutem, Ylli, Ylli…” – gjersa Pandurit nga zëri i lartë e kapi edhe kollitja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit