1.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Video e Mbrojtjes: Thyerja e banesave të serbëve pas luftës, çfarë thoshte Thaçi atëkohë

Rekomandime

Avokati tjetër i Thaçit, Luka Mishetiq, ka prezentuar paraqitje të ndryshme mediale të klientit të tij në kohën kur po qeveriste me Qeverinë e Përkohshme duke dëshmuar se atë kohë Thaçi bënte thirrje për tolerancë dhe gjithëpërfshirje etnike.

Një nga videot e shfaqura është ajo e AP në qershor të vitit 1999, në të cilën Thaçi dëgjohet duke folur dhe duke u distancuar nga veprimet siç i quan të pandërgjegjshme të thyerjeve dhe të monumenteve të vendosura nga serbët, si dhe me thyerjen e banesave atëkohë.

- Advertisement -

“Është e vertëtë që kohëve të fundit, sidomos pas përfundimit të luftës, kemi pas një dukuri jo të mirë jo të ndershme jo të përgjegjshme për situatën nga individë apo grupe të caktuara të cilët janë marrë me thyerje të banesave me keqpërdorime të simboleve te UCK-së, me plackitje, thyerje djegie, shkatërrime edhe me thyerjen e monumenteve dhe busteve të vëna nga serbët kjo është një dukuri që neve na ka penguar dhe shqetësuar. Qeveria e Përkohshme e Kosovës distancohet nga veprime të pandërgjegjshme”, u shpreh Thaçi.

“Thirrje publike për tolerantë dhe unitet etnik”, vlerësoi avokati Mishetiq, pas shfaqjes së videos.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit