Gjashtë të vrarë dhe shumë tjerë të bllokuar nga një ortek bore

0
282

Të paktën gjashtë turistë janë vrarë dhe shumë të tjerë dyshohet se janë bllokuar në një ortek të madh në Indi, raporton “Mailone”.

Incidenti ndodhi rreth orës 12:20 pasdite pranë Nathu La, i cili është një vend i njohur turistik dhe ndodhet në një lartësi prej 4,310 metrash mbi nivelin e detit, afër kufirit Indi-Kinë në Sikkim.

Zyrtarët thanë se rreth 30 persona u plagosën në incidentin në shtetin e vogël malor, ndërkaq 22 persona janë shpëtuar deri më tani dhe janë dërguar në spitalet e afërta për ndihmë mjekësore.

Fotot e marra në vendngjarje tregojnë se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në këtë zonë, ndërsa autoritetet kërkojnë për këdo që është bllokuar aty.