18.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Haradinaj sqaron pse po e do postin e presidentit

Rekomandime

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për kandidaturën e tij për president të vendit.

- Advertisement -

Ai ka thënë se ka pasur takime edhe me udhëheqësit e koalicionit qeverisës, por siç thotë ai edhe me udhëheqësit e Partisë Demokratike të Kosovës

“Kam pasur takime me udhëheqësit e PDK-së, me z.Thaçi, i cili ende ka afërsi me këtë parti”, ka thënë Haradinaj në Kanal10.

Haradinaj ka theksuar se kandidimi i tij për president është ofertë për të mbetur edhe më tutje në qeveri.

- Advertisement -

“Saherë që LDK dhe PDK diskutojnë për koalicion qeverisës, AAK mbetet e panevojshme, prandaj kandidimi për president është ofertë për të mbetur në qeveri”, ka deklaruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se për zgjedhjen e presidentit të ri, domosdoshmërisht duhet të futet në koalicion edhe një parti tjetër.

- Advertisement -

“E vetmja mënyrë për zgjedhjen e presidentit është futja e një partie tjetër në koalicion”, shtoi Harradinaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit