14.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Gjinovci: Ka civilë të vrarë në luftë që janë regjistruar si Iuftëtarë, nuk mund ta padisim Serbinë me këtë Kosovë

Rekomandime

Rron Gjinovci ka deklaruar se ka raste kur në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë si civilë, e të cilët janë regjistruar si luftëtarë.

Sipas tij, përveç veteranëve të rrejshëm, problem tjetër për Kosovën që ta padis Serbinë për krime lufte, është edhe regjistrimi i civilëve të vrarë si luftëtarë.

- Advertisement -

“Përveç veteranëve të rrejshëm, në Kosovë ka edhe plot njerëz që janë varrë si civilë e i kanë regjistruar si luftëtarë. Kjo ka me na bë problem edhe me paditë Serbinë. Se kur ti i paraqet civilët tu nëpër lapidare si dëshmorë të UÇK-së, sipas ligjeve të luftës Serbia ka pasur të drejtë me i vra njerëzit e armatosur”, ka deklaruar ai në KTV.

Ai ka hedhur akuza për veprime të pamjaftueshme për zbardhjen e krimeve të luftës.

“Askush nuk i ka faj njerëzve të Kosovës që nuk kanë arritur të krijojë institucione të drejtësisë. Familjen Bogujevci, masakra ndaj kësaj familje, nënkryetarja e Kuvendit është e mbijetuara e asaj masakre, është gjyku dhe janë dënuar njerëzit në Serbi. A është mjaftueshëm, nuk është, por Serbia ka bërë diçka në këtë drejtim, ne nuk kemi bërë kurrë. 10 masakra i ka listuar sot mbrojtja duke u munduar ta mbrojë Hashim Thaçin. Në Kosovë nuk ka dije, një person privat, Shkëlzen Gashi, t’i mbledh masakrat në Kosovë dhe më njoftoi se 75 janë të tilla me mbi 10 veta”, ka deklaruar ai.

- Advertisement -

Madje, sipas Gjinovcit, as mbrojtja e Hashim Thaçit në Hagë nuk e di se sa masakra janë kryer në Kosovë gjatë luftës.

“Mbrojtja e Thaçit nuk e di sa masakra janë në Kosovë. Kush ka faj këtu, qysh mundet një shtet të ndërtohet mbi narrativen e vuajtjes, viktimizimit, askush asgjë nuk ka bërë. Njerëzit është dashtë të protestojnë çdo ditë prej qershorit 99 sepse ka qenë duke shkuar keq”, ka thënë Gjinovci për televizionin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit