8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim! (05.04.2023.) E Mërkurë

Rekomandime

Gjatë natës në shumë rajone të Kosovës do të vazhdojnë reshjet e borës duke shtuar edhe ndonjë centimetër trashësi, por nuk pritet borë në tërë territorin.

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale bore. Intensiteti i reshjeve do të jetë kryesisht i dobët. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 ajo minimale deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale.

- Advertisement -

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të pakta lokale atmosferike. Në viset bregdetare të Shqipërisë do të jetë kryesisht kthjellët dhe me diell.

Nga e enjta na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë gjithnjë e më të rralla, por ende në disa vise priten riga të dobëta shiu e fjolla bore në zonat kodrinore-malore. Gjatë natës pritet kthjellim i pjesshëm i motit e në ato rajone ku do të ketë kthjellime rrezikohet të ketë acar afërsisht deri në -6 gradë Celsius, e në disa zona malore edhe më ftohtë./Meteoballkan

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit