Deputeti i VV-së : Lëvizja Vetëvendosje mundet edhe pa Albin Kurtin

0
211

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka qenë i ftuar në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ku i është përgjigjur pyetjes nëse VV-ja si opozitë, do të protestonte për Vetëvendosjen e sotme në pushtet.

Ai tha do të kishte mundësi të kërkohej më shumë.

“Nuk mund të them se po, sepse arsyet nuk janë të tilla, mirëpo do të kishte mundësi të kërkohej më shumë, por jo të protestohej në kuptimin e devijimeve ose mospërfaqësimeve. Kjo pyetje duhet t’i bëhet opozitës, pse nuk protesojnë me argumentet dhe arsyet që janë, por nxitje tjera që kanë karakter jo për mbështetje dhe ndryshim, por për kthim të interesave personale dhe gupore”, tha ai.

Tutje ai foli edhe në lidhje me atë se a mundet Vetëvendosja pa Albin Kurtin.

“E mira e subjektit tonë, e dëshmuar deri më tani është përveçse e garanton statutin që është statut dinamik, nuk është statik, nuk përkufizohet në persona dhe afate, por në secilën kohë në proceset që ndodhin prej pikës në strukturat e mesme, deri në strukturën e lartë, është dinamik dhe ka mundësi ndryshimi. Nuk është pengesë personi, kryetari sepse kryetari e ka dëshmuar edhe personalisht”, tha ai.

Zyba gjithashtu u shpreh se Lëvizja Vetëvendosja e ka identitetin e personit bartës të zhvillimit.

“Vetëvendosja e ka identitetin e personit bartës të zhvillimit, por edhe ndryshimeve në shoqëri, aktualisht e ka edhe rëndësinë dhe rolin që e ka, por edhe vet lideri në këtë rast Albin Kurti, por edhe organizata ka pasur të shtrijë jo vetëm frymën, por të rris potencialin edhe për menaxhimin dhe rrethanat e së ardhmës. Nuk është pengesa individi, tek ne është angazhimi i gjithmarshëm i shoqërisë, sepse prej një potenciali si subjekt ne kemi dëshmuar dhe kemi pasur angazhimin dhe qëllimin që të krijojmë një qytetari aktive e jo të përkufizohemi te struktura e ngushtë”, u shpreh tutje Zyba.