7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Ushtari i Kosovës nuk e lë uniformën as në ditën e martesës

Rekomandime

Dita e martesës padyshim se do të mbetet si më e rëndësishmja për një çift pasi kështu bëhet vulosja e dashurisë për të dy palët që do të shënojnë një kapitull të ri.

- Advertisement -

Në ditën kur çifti është qendra e gjithë organizimit të dasmës paraqitja e nusës dhe dhëndrrit është një nga gjërat kryesore që të sapomartuarit do t’i kushtojnë vëmendje.

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës duket nuk e pati aspak problematike zgjedhjen e kostumit të duhur në ditën më të rëndësishme bashkë me bashkëshorten e tij.

Fotografja Bleonitë Duraku ka publikuar fotografitë e një çifti të sapomartuar ku nusja duket për mrekulli me vellon e bardhë teksa dhëndrri ka zgjedhur që edhe në këtë ditë të mbajë veshur uniformën e FSK-së.

- Advertisement -

“Dashnia osht forcë që t’veshë me rrobat e krenarisë”, ka shkruar fotografja krahas fotografive të çiftit të ri.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit