8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Ushtrimi i sovranitetit të Serbisë në Kosovë i shërben synimit të saj për zhdukjen e shqiptarëve”

Rekomandime

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se Serbia për dy shekuj shtetësi ka punuar që t’i zhdukë shqiptarët dhe se edhe tash çdo përpjekje e saj për shkelje të sovranitetit të Kosovës, është pjesë e këtij synimi.

“Sot është përvjetori i mësakrës së Reçakut, një nga ngjarjet më famëkeqe të gjenocidit të Serbisë mbi popullin tonë në Dardani. Për gati dy shekuj të shtetësisë, Serbia ka shestu dhe punu me i zhdukë shqiptarët dhe me ua marrë tokën. Çdo ushtrim i sovranitetit të Beogradit në vendin tonë i shërben atij synimi, duke cenu Republikën e Kosovës dhe duke rreziku sigurinë e kombit shqiptar dhe të Evropës së lirë”, ka shkruar Mjeku.

- Advertisement -

Për këtë, ai ka thënë se s’duhet lejuar kurrsesi lejimi i mbajtjes së referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Për këtë çështje, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në mes thirrjeve të shteteve të Quint-it dhe BE-së që të lejohet ky proces.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit