5 vjeçarja porosit 10 biçikleta dhe 10 palë çizme me telefonin e nënës

0
42

Një nënë nga Massachusetts, e cila e la vajzën e saj pesëvjeçare të luante me telefonin e saj gjatë një udhëtimi me makinë, u trondit kur zbuloi se ajo kishte porositur motoçikleta dhe çizme me vlerë rreth 4000 dollarë në Amazon.

Jessica Nunes nga Westport tha se mendonte se vajza e saj, Lila, po luante me telefonin, por më vonë zbuloi se ajo kishte bërë blerje online ne Amazon.

Nunes tha se vajza kishte shpenzuar rreth 4 mijë dollarë duke blerë sende, përfshirë pesë biçikleta ngjyrë rozë, pesë ngjyrë blu, 10 palë çizme të grave si dhe një Jeep me bateria për fëmijë.

Nunes tha se ajo ishte në gjendje të anulonte porositë për çizmet dhe gjysmën e biçikletave, por motoçikletat e mbetura dhe Jeep mbërritën më vonë në shtëpinë e saj, transmeton Klankosova.tv.

Nëna tha se nuk e di se si Lila arriti t’i gjente artikujt në Amazon, por vajza e saj kishte në mendje motoçikletat që një ditë para se të bënte porosinë.

Nunes më tej tha se ajo është në proces të kthimit të sendeve dhe se po e përdor incidentin si një “mësim”.