5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjyqi i Hagës: Çka thoshte një raport i CIA-s për UÇK-në qysh në janar 2000?

Rekomandime

Qendra e Inteligjencës Amerikane (CIA) në vitin 2000 kishte bërë një raport mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku veç tjerash kërkohej edhe një vlerësim i numrit të vrasjeve të civilëve dhe një vlerësim i lidershipit të saj.

- Advertisement -

UÇK-ja është në gjyq, dhe kjo zor se mund të kontestohet nëse lexojmë aktakuzën e përditësuar që është publikuar pardje, më 3 prill.

“…ekzistena e një qëllimi të përbashkët kriminal bëhet evidente përmes kontekstin në të cilin UÇK-ja ishte krijuar dhe zhvilluar, nga deklaratat dhe sjelljet e të akuzuarve dhe anëtarëve tjerë të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale…”

Pra, kriminalizohet edhe vetë krijimi i UÇK-së. E në krijimin e UÇK-së që provohet të kriminalizohet në aktakuzë, edhe sipas Prokurorisë Speciale, është protagonist edhe Adem Jashari.

- Advertisement -

“Në majin e vitit 1993, Adem Jashari dhe të tjerët kryen një sulm të armatosur kundër zyrtarëve policorë serbë, që, sipas Rexhep Selimit, shenjon krijimin e UÇK-së.”

Por, çka thoshte CIA për UÇK-në disa muaj pas luftës?

- Advertisement -

Sipas këtyre përshkrimeve të asaj kohe, UÇK-ja nuk e kishte forcën e përshkruar nga Prokuroria Speciale, shkruan Nacionale.

“Pavarësisht forcës së rritur, UÇK-ja e kishte të pamundur që të sfidonte ofenzivën e ushtrisë jugosllave që nisi në marsin e 1999-s. Njësitet e UÇK-së kishin provuar të mbronin fshatrat dhe civilët shqiptarë në mbarë Kosovën, por ishin dërrmuar nga fuqia superiore ushtarake e serbëve.” – shkruhet mes rreshtash në këtë raport të CIA-s.

Sa i përket pyetjes që vinte nga raportime mediale se lidershipi i UÇK-së ishte i përfshirë në trafikim të drogës për ta financuar veten, CIA shkruan kësisoji:

“Lidershipi i UÇK-së nuk duket të jetë angazhuar në operacione të narkotikëve për të mbështetur aktivitetet e saj gjatë luftës…”

Por, a ishte e përfshirë UÇK-ja në aktivitete terroriste?

“UÇK-ja nuk ishte e përfshirë në aktivitete terroriste – të definuara si dhunë e paramenduar dhe politikisht e motivuar kundër shënjestrave civile.”

Ndërkohë, sa i përket numrit të civilëve të vrarë, CIA thotë:

“Nuk kemi një numër të përcaktuar të civilëve të vrarë nga UÇK-ja prej formimit të saj. UÇK-ja kryesisht shënjestronte personelin e qeverisë serbe, e po ashtu edhe shqiptarët etnikë që dyshoheshin si kolaboracionistë të autoriteteve serbe. Sidoqoftë, raportimet mediale sugjerojnë se disa anëtarë të UÇK-së mund të jenë përfshirë në sulme intimiduese dhe hakmarrëse prej që u larguan forcat serbe në qershor 1999.”

Po ashtu, aty përmendet edhe se si liderët e UÇK-së ishin pro-amerikanë.

“Ish-liderët e UÇK-së e shihnin pozitivisht ShBA-në si forcë nxitëse për fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave të sigurisë serbe pranverën e kaluar.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit