10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lajmi i fundit: PDK zgjedh kryetarin e ri

Rekomandime

Memli Krasniqi është zgjedhur sot Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.

- Advertisement -

Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK’në për katër vitet e ardhshme. Kundër kanë votuar shtatë delegatë.

Krasniqi ka lindur në Mitrovicë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”, më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Krasniqi ka të mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Për shumë vite ai është marrë me muzikë dhe ka punuar në projekte të ndryshme muzikore, kryesisht si tekst-shkrues dhe si anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”.

Rrugëtimin politik e ka filluar nga viti 2004.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit