8.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Dodik acarohet nga deklarata e Kurtit: Republika Serbe duhet të ketë statusin e njëjtë si Kosova

Rekomandime

Milorad Dodik i tha Albin Kurtit që të ndalojë destabilizimin e “provincës jugore serbe” dhe se atëherë i gjithë Ballkani do të jetë i qetë.

I pyetur për të komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se “Republika Serbe është një kërcënim për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, anëtari serb i Kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës tha se nga “kryeministri i rremë i shtetit të rremë nuk pret asgjë tjetër pos gënjeshtrave”, raporton b92.

- Advertisement -

Sipas Dodikut, Kurti njihet si një person që nuk respekton marrëveshjet dhe që destabilizon disi “provincën jugore serbe” dhe tani, siç ka thënë Dodik, “ai i ka dhënë vetes të drejtën të jap leksione për rajonin”.

“Kur ai tashmë ka guxim të komentojë për Republikën Serbe, atëherë do të ishte më e mençur të thuhet se Republika Serbe duhet të ketë të njëjtin status si Kosova”, tha Dodik.

Ndryshe, Kurti kishte vlerësuar se Republika Serbe është bërë një lloj Kaliningradi rus në rajon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit