20 besëtytni që shqiptarët ende ju besojnë sot

    0
    64

    Ka disa besëtytni që kanë mbetur pjesë e shoqërisë shqiptare që nga brezat e mëparshëm dhe vazhdojnë ende të besohen.

    Sipas krahinave të ndryshme, ka versione të modifikuara por në përgjithësi, ju prezantojmë 20 të tilla që nënat e gjyshet tona po mundohen të na i fusin në mendje vazhdimisht:

    -Kur të kruhet dora e djathtë, merr lekë.

    -Kur të kruhet dora e majtë, jep lekë.

    -Po të shkundesh duart pasi i lan, të dalin lythat.

    -Kur thyhet pasqyra, na vjen keq por ju ndjek 7 vjet ters.

    -Kur te gjejnë duke ngrënë, të do vjehrra.

    -Kur ndërron lugë ose vendin ku je ulur, ndërron partner në të ardhmen.

    -Kur hyn për herë të parë diku, për fat nise me këmbën e djathtë.

    -Kur thoni të njëjtën gjë në një kohë, po ju shajnë.

    -Kur gudusilesh, e do burrin/gruan.

    -Kur ha gjellë, me kripë e do shumë burrin/gruan.

    -Në qoftë se të zë lemza, po të përmendin.

    -Kur të derdhet kafja, urime do të marrësh para.

    -Kur tymi i duhanit vjen drejt jush, do të thotë se qenkeni goxha i pasur.

    -Sa më shumë nishane, aq më shumë fat ke. Ose po pate ndonjë thinjë të bardhë.

    -Kur vjen nga një ceremoni mortore, dhe prek arkivolin duhet të lash duart.

    -Nuk lahesh ditën e martë, se është ters.

    -Kur të pret rrugën një mace e zezë, është ters.

    -Nuk prihen thonjtë natën.

    -Nuk shkundet mbulesa natën.

    -Kur takon një nënë të re që sapo ka lindur fëmijën nuk duhet t’ia japësh dorën kur largohesh.