-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

“Kurti duhet të shkojë në burg”, Haradinajt i vjen kundërpërgjigjja: Në burg shkojnë ata që plaçitën e grabitën tokën e shtetit, s’ka vend për Albinin

Rekomandime

Inflacioni në Kosovë në vitin 2023 në krahasim me vitin 2022 është dukshëm më i lartë.

- Advertisement -

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë në indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit (IHÇK) për muajin shkurt 2023 është më i lartë në një mesatare prej 10.5% në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin shkurt 2022.

ASK thekson se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.3%) në muajin shkurt 2023.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit kishte rënie prej (-0.3%) në muajin shkurt 2023, krahasuar me muajin janar 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-6.8%); shërbimet për transport (-5.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.8%); blerja e automjeteve (-2.0%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.9 për qind) në IHÇK. Ndërsa, ngritja e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perime (8.4%); pemë (3.2%); kujdes personal (0.8%); qumësht, djathë dhe vezë (0.7%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.5%); bukë dhe drithëra (0.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.6 për qind në IHÇK. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shkurt 2023 me muajin shkurt 2022 ishte 10.5%”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Ndërsa, sa i përket krizës së rritjes së çmimeve ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancë të Kuvendit të mbajtur të enjten.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti është dashur të hynte në burg, për shkak se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të tejkaluar krizën e rritjes së çmimeve.

- Advertisement -

Haradinaj është shprehur para deputetëve se Albin Kurti me stafin e qeverisë janë befasuar me çmimet në rritje, ndaj për t’u mbuluar nga dështimet ka nisur aksionin për t’i “çuar do në burg”.

“Merreni më mend, ju jeni befasuar se ju kanë rritet çmimet në vendin e juaj. E keni gjet litrin e vajit 3.49 në shtetin ku udhëheq ti. E pastaj me e mbuluar atë marre, je ka i ndjek do, me i çuar në burg. Besomëni para se me i ndjek ata është dashtë me hy në burg kryeministri, sepse asnjë veprim se ke marrë me tejkaluar këtë krizë”, ka thënë Haradinaj.

Ndaj, kreut të AAK-së ka reaguar analisti politik që vepron në Amerikë, Binak Maxharraj.

Maxharraj thotë se Haradinaj i ka zanat fyerjet dhe piskamat në kuvend.

“Haradinaj – Kurtit: Dikush ish dashtë të shkojë në burg, po do me t’i kthejë qytetarët në skllav. Kryetari i AAK dhe deputeti në Parlamentin e Kosovës është përplasur rënd me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, duke drejtuar fjalë jo fort të mira për të ashtu siç e ka zanat me fyerje e piskama tash e dy vite më radhë. Bile shkon edhe më larg sa që thotë se qëllimi i kryeministrit Kurti gjatë qeverisjes së tij qenka si motiv i varfërimit të qytetarëve dhe kthimi i tyre në skllav, bash si në sistemin sllavo pronar, por tani me të vetmin dallim se Kurti nuk e përdor kamxhikun kundër skllevërve. Haradinaj kështu e komenton kur i drejtohet Kurtit: “Unë mendoj se ti e ke një strategji perfide, sa i përket buxhetit. Ti po do me i lodhë njerëzit, po do me i lanë komunat, kryetarët e komunave, sipërmarrësit, po do me i lodhë qytetarët me t’i kthejë në skllav, që ata me u var prej teje kur po ua jep një lëmoshë…” Për këtë thekson Haradinaj dikush ish dashtë me të shkojë në burg duke aluduar në Kryeministrin”, shprehet Maxharraj.

Ai shtoi se në burg duhet të shkojnë ata që u pasuruan kundër ligjshëm duke e grabitur pasurinë e shtetit, tokat e shumë çka tjetër.

Sipas Maxharrajt, nëse do të burgoseshin të gjithë nuk do të kishte vend për Kurtin në burg.

“Por, një gjë dihet se në burg shkojnë njerëzit e korruptuar, hajnat dhe plaçkitësit e shtetit të cilët për këto tri dekada u pasuruan pa meritë kundër ligjshëm duke e grabitur pasurinë e shtetit, tokat e shtetit e shumë çka tjetër. Ka aq shumë sa që të gjithë këta duhet të shkojnë në burg para kryeministrit Albin Kurti i cili nuk është i korruptuar fare as nuk ka vjedhur, e as nuk ka plaçitur pasurinë e shtetit. Pra aq shumë janë sa që sikur të burgoseshin të gjithë, të korruptuarit nuk do t’i zinte as Dubrava as Dyzi, sa që për Albinin nuk do të kishte vend”, përfundon Maxharraj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit