10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Serbia shkel marrëveshjen e Ohrit, Daçiq lobon kundër njohjes së Kosovës në vendet aziatike

Rekomandime

Serbia po shkel marrëveshjen e Ohrit në aktivitetin e saj diplomatik kundër njohjës së shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, në vizitën e tij në disa vende aziatike ka lobuar që për mosnjohje të Kosovës nga ato shtete.

“Vizita në Taxhikistan ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, duke pasur parasysh, siç thashë gjatë vizitës në Uzbekistan dhe Kirgistan, se Serbia neglizhoi rajonin e Azisë Qendrore, i cili është shumë i rëndësishëm, ku janë pesë vende jashtëzakonisht miqësore dhe tradicionalisht të afërta me ne të cilat janë në anën tonë kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit tonë territorial”, tha shefi i diplomacisë serbe.

“Në bisedimet me zyrtarët e Taxhikistanit u konfirmua edhe një herë mbështetja e Taxhikistanit për integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe u tha qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës”, ka thënë Daçiq, siç raporton mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online”, transmeton Express.

- Advertisement -

Daçiq pretendoi se Serbia e ka forcuar pozitën e saj në politikën e jashtme kur është fjala për Kosovën.

“Asnjë nga ato vende nuk do ta njohë Kosovën dhe do të vazhdojë të mbështesë qëndrimet parimore të Republikës së Serbisë”, ka thënë Daçiq.

- Advertisement -

Në marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, Artikulli 4 e thotë qartë se Serbia s’duhet të kundërshtojë rrugën integruese të Kosovës dhe se palët s’e përfaqësojnë njëra-tjetrën në arenën ndërkombëtare.

“Palët procedojnë me supozimin se asnjëra nga të dyja nuk mund të përfaqësojë tjetrën në sferën ndërkombëtare ose të veprojë në emër të saj. Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

BE s’ka komentuar edhe deklaratat e mëhershme të presidentit serb Vuçiq që përbënin shkelje të marrëveshjes. Ndërkaq, kryeministri Kurti ishte ankuar se Serbia po e shkel marrëveshjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit