Monday, September 9, 2024

Nipi i Muhammad Alisë mposht kundërshtarin për 100 sekonda me një nokaut të frikshëm

- Advertisement -
- Advertisement -

Nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali, Biaggio Ali Walsh (24 vjeç), ka arritur një fitore të re në MMA në eventin e organizuar në Las Vegas dhe i janë dashur vetëm 100 sekonda për ta mposhtur rivalin e tij.

Ali Walsh e rrëzoi Isaiah Figueroan në rundin e dytë, në ndeshjen e sezonit të rregullt të Ligës së Luftëtarëve Profesionistë (PFL 2) dhe gjyqtari e shpalli fitues me nokaut teknik, duke arritur kështu triumfin e tretë të karrierës së tij në MMA.

- Advertisement -

PFL është strukturuar me një sezon të rregullt dhe plejof. Gjatë vitit, dhjetë luftëtarë nga çdo kategori garojnë për titullin, dhe Ali Walsh lufton në kategorinë e lehtë.

Biaggio është një nga dy fëmijët e Rasheda Ali, një nga vajzat (lindur më 1970) e Muhammad Ali. Vëllai i tij më i vogël Nico Walsh (22 vjeç) është një boksier profesionist. Ai është i pamposhtur në tetë meçe, me fitoren e tij të fundit që erdhi shkurtin e kaluar kundër Eduardo Ayala.

Por Walsh vetëm kohët e fundit filloi MMA, dhe më parë ishte një lojtar i dalluar në futbollin amerikan, të cilin ai e luajti në universitetet e Kalifornisë dhe UNLV.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura