2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Ky është punëtori që vdiq dje pasi ra nga skelet në vendin e punës

Rekomandime

Ditën e djeshme (e shtunë) një 45-vjeçar ka vdekur në Spitalin e Gjilanit, pasi kishte rënë nga skelet në vendin e punës në Koretin të Kamenicës.

- Advertisement -

Familjarë të viktimës kanë treguar për Insajderin se punëtori që ndërroi jetë ishte Kujtim Ibriqi nga Komorani i Komunës së Drenasit.

Për vdekjen e Kujtim Ibriqit ka shprehu ngushëllime edhe Komuna e Drenasit përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement -

“Jam thellësisht i prekur nga lajmi i kobshëm që mora për ndarjen tragjike të Kujtimit, i cili devotshëm ishte duke punuar për të fituar bukën e gojës për familje, Zoti e mëshiroftë të ndjerin, familjes ngushëllimet më të sinqerta“, ka thënë kryetari Ramiz Lladrovci.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Ai tha se viktima ishte rrëzuar nga skelet gjatë punimeve në një vend-punishte në fshatin Koretin të Kamenicës.

- Advertisement -

“Me datën 08.04.2023 rreth orës 13:10 stacioni policor në Kamenicë, është njoftuar se në qendra emergjente të spitalit rajonal të Gjilanit është një person mashkull kosovar (viti i lindjes 1978) pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit