12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Von Cramon nga Mitrovica bën thirrje për evitim tensionesh

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë thirrje të premten për mostensionim të situatës.

Mesazhin e ka dhënë nga Mitrovica, qytet i ndarë etnikisht, të cilin e ka vizituar në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë.

- Advertisement -

“Mund t’ju them shumë haptas që do të doja që t’i shoh të gjithë duke mos ngritur paralele dhe duke mos i ngritur tensionet në këtë kuptim. Me të vërtetë do të doja që çdokush t’i bëjë detyrat e shtëpisë në këtë kuptim dhe që të sigurohemi se çdokush ka interes në qetësim të situatës”, ka thënë ajo.

Prej nëntë ditësh kur ka nisur pushtimi i Ukrainës nga Rusia, autoritetet e Kosovës kanë shprehur brengën për potencial destabilizimi në veriun e vendit të banuar kryesisht me serbë.

Një ditë më parë, Von Cramon ishte në Kuvend kur ligjvënësit e miratuan një rezolutë që e dënon agresionin rus. Deputetët serbë ishin të vetmit që nuk e votuan.

- Advertisement -

Gjatë vizitës në Mitrovicë, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian tha të mos e ketë takuar përfaqësuesin e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, siç iu referua ajo kryetarit të Listës Serbe. Sipas saj, Goran Rakiqi ka refuzuar ta takojë.

“Epo sigurisht që jam takuar me përfaqësues serbë, por jo me kryetarin e komunës dhe jo me përfaqësuesin serb në Qeveri. Fatkeqësisht ata kanë refuzuar ofertën dhe kërkesën tonë për takim. Më vjen keq për këtë, sepse jo vetëm në këtë situatë, por gjithmonë ka hapësirë dhe kohë për takim dhe uroj ta gjejnë kohën për t’u takuar me ne”, ka thënë Von Cramon.

- Advertisement -

Gjatë kësaj vizite Von Cramon ka shprehur brengën për ngecje në dialogun Kosovë-Serbi, për çka tha se mund të ngadalësohet rruga në procesin e integrimit evropian.

Grafitet “UQK”, Çitaku – Petkoviqit: Mësoji agjentët e tu se si shkruhet UÇK

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit