Zëdhënësi i ri i KFOR-it, Pio Sabetta i është përgjigjur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili paralajmëroi incidente në Kosovë në vjeshtë.
Gjendja e sigurisë është rezultat i shumë faktorëve, si ekonomia, politika, mirëqenia, të gjitha këto mund të ndikojnë në gjendjen e sigurisë e cila monitorohet çdo ditë në mënyrë që të merren masat e nevojshme, ka thënë zëdhënësi i ri i KFOR-it, Pio Sabetta.
Kjo ishte përgjigja e tij për “Danas” në deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për incidentet e mundshme në Kosovë në vjeshtë.
I pyetur nëse KFOR-i ka njohuri në lidhje organizatën terroriste shqiptare B-13, për të cilën disa media në Serbi pohojnë se ka në plan të sulmojë serbët në Mitrovicën veriore, Sabetta u përgjigj se KFOR-i po e ndjek me vigjilencë dhe në vazhdimësi situatën.
Vuçiq në një bisedë për TV Prva, deklaroi se nuk përjashton mundësinë e incidenteve në Kosovë, “porse nuk do të ketë zbatim të planit të B-13, meqë Serbia nuk do të lejojë pogrom ose vrasje të serbëve”.
Mirëpo, Sabetta theksoi se në përputhje me mandatin në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, KFOR-i “nuk ka kurrfarë roli në sundimi e të drejtës ose zbatimin e ligjit në Kosovë dhe nuk është i përfshirë në luftën kundër terrorizmit, meqë kjo është jashtë mandatit të tij, por KFOR-i e ndjek me vigjilencë dhe pa ndërprerë situatën”.
Ndryshe, Vuçiq shpesh lëshon deklarata nxitëse për qytetarët që jetojnë në veri, duke shkaktuar shpesh edhe pasiguri