4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Zyrtari i PDK’së e ndërton qeverinë me LDK’në, i ndanë edhe postet e mëdha

Rekomandime

Zyrtari i PDK-së, Bujar Cakolli që është edhe zëvendësministër në qeverinë në detyrë, ka shkruar se partia e tij, LDK e Vetëvendosje, do të shkojnë të vetme në zgjedhje. I njëjti po pohon se pas zgjedhjeve, sipas parashikimit të tij, do të ketë një koalicion në mes të PDK-së e LDK-së me kryeministër Kadri Veselin, e kryeparlamentar Lutfi Hazirin, raporton Express.

Përmes një shkrimi në Facebook, Cakolli po thotë se LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK-VV.

- Advertisement -

I njëjti po tregon edhe një skenar që sipas tij do të ndodhë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri. Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit