Ahengjet familjare po vazhdojnë të festohen me armë. Kjo dukuri po i shqetëson qytetarët duke mos qenë të sigurt as në shtëpitë e tyre.
Një qytetar nga Deçani ka shpërndarë disa fotografi në Facebook ku shihet se një plumb qorr ka përfunduar në zorrën për ujitje në oborrin e tij.
“Ja sa jemi të sigurt në shtëpitë tona! Gazmendet familjare dhe dasmat duhet festuar me zemër dhe jo plumba! Këtë plumb, sot e gjata në oborrin e shtëpisë time dhe sinqerisht u shqetësova për fëmijët e mi”, ka shkruar ai.
- Advertisement -
Ndryshe, janë të shpeshta rastet kur Policia ka arrestuar persona që kanë përdorur armë në festa.