Serbët janë zhgënjyer me fqinjët jugor të tyre e sot u shfryen pas njoftimit të lirimit të veteranit të luftës çlirimtare në Kosovë, Tomor Morinës, që u ndalua në Maqedoninë Veriore me fletëarrest të Serbisë dhe përfundimisht u lirua sot, shkelje e të drejtës ndërkombëtare u ankuan serbët mes tjerash, si zakonisht, transmeton Gazeta Metro.
“Maqedonasit shkelën parimet e të drejtës ndërkombëtare dhe kanë lënduar rëndë kujtimin e të gjitha viktimave të pafajshme” tha Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanovic duke paragjykuar dhe akuzuar se gjyqësori i Maqedonisë Veriore qenka ndikuar dhe se vendimi i tyre nuk do të mund të kishte me drejtësi, kur nuk ju shkon vendimi sipas dëshirës së tyre.
Nuk ka asnjë arsyetim për lirimin e dikujt që është i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile të lirohet, në vend se të përgjigjet për vdekjen e shumë njerëzve të pafajshëm, njoftoi në deklaratën e publikuar ministri serb, Stefanovic.
Sipas tij është e papranueshme që në raste të tilla cili do pushtet që udhëheqë me politika të tilla të përzihet në drejtësi, sipas ministrit Stefanovic, pa dyshim ky rast e dëshmon, se përzierja gjithmonë sjellë padrejtësi të re dhe ofendim ndaj viktimave.
Ministri Stefanovic e ankua se edhe fakti se disa media të Prishtinës dhe zyrtarë kishin deklaruar menjëherë se cili do të ishte vendimi, që hedhë dyshim mbi rregullsinë e gjithë procesit, sipas tij.
Në fund njoftimi i ministrit serb e qartësonte se fletëarresti për Tomor Morinën ende është në fuqi, pasi krimet e luftës nuk vjetërsohen, dhe pres që ai kurdo herë do të përgjigjet për krimet e rënda që bëri, porositi Stefanovic./gazetametro.net