Saturday, July 20, 2024

‘Pse jo’: Fatmir Limaj shprehet i gatshëm për pozitën e Kryeministër

- Advertisement -
- Advertisement -

I gatshëm për të mbajtur postin e të parit të Qeverisë së ardhshme, është shprehur kreu i Nismës, Fatmir Limaj, shkruan Gazeta Metro.

Duke folur në rtv 21, ai ka thënë se Nisma e sheh vetën në qeverinë e ardhshme dhe do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve.

- Advertisement -

Në pyetjen se a e sheh vetën në pozitën e kryeminsitrit, Limaj është përgjigjur me ‘pse jo’.

“Nëse e kam besimin e qytetarëve pse jo, ne jemi në politikë për të arritur këto objektiva. Kurdo që ta kem besimin e qytetarëve, asnjëherë nuk i shmangem besimit të tyre”, ka thënë Limaj.

Tutje, ai ka folur edhe për 22 gushtin, duke thënë se deputetët e partisë që drejton do të jenë në Parlament, ku do të votojnë pro shpërbërjes për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme./gazetametro.net

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura