Në palestrën Adem Jashari në Prishtinë Kosova sot ka pritur kombëtaren e Luksemburgut të cilën e ka mundur me rezultat 109-88
Kosova me në fund ka shënuar fitore në ndeshjet para-eliminatore për në Eurobasket 2021, duke e mposhtur Luksemburgun me rezultat 109:88.
Çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 30:17 për kosovarët, ndërkaq në çerekun e dytë basketbollistët kosovarë ishin më të dobët dhe atë e fitoi Luksemburgu me rezultat 17:20.
Në pjesë lojën e dytë Kosova hyri edhe më e përgatitur duke fituar çerekun e tretë me rezultat 30:25 por edhe të katërtin me rezultat 32:26.
Më i miri për Kosovën ishte amerikani i neutralizuar në kosovar, Divine Myles më 23 pikë të shënuara dhe gjashtë asiste.
Për të zënë pozitën e parë në grup, si pozitë e vetme që siguron kalimin në kualifikimet e rregullta në Eurobasketin 2021, Kosova tash duhet të mposhtë edhe Britaninë e Madhe në ndeshjen e kthimit të shtunën si mysafire dhe duhet të presë që Luksemburgu të fitojë ndaj Britanisë në ndeshjen e fundit, e që krejt në fund, koshdallimi i Kosovës të jetë më i miri. /GazetaExpress/