Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, i ftuar në Pressing të televizionit T7 ka thënë se është i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale në Prishtinë, por ka gjasa që edhe në Lublanë.
Gjithashtu ai tha se edhe presidenti Thaçi ka mundësi që është intervistu nga Specialja në Prishtinë.Zeka ka thënë se 99% i bindur se Kadri Veseli është intervistuar nga Gjykata Speciale.
“Informacioni im është 99% është se Kadri Veselin e kanë intervistu në Prishtinë, por ka gjasa që e kanë intervistu edhe në Lublanë”, ka thënë Zeka në Pressing.
Derisa për presidentin Thaçi, Zeka ka thënë se ka mundësi të jetë intervistuar në zyren e tij në Prishtinë, edhe pse ky informacion deri tash është vetëm spekulim.“Përveç këtyre është edhe presidenti Thaçi, është intervistu në zyren e tij në Prishtinë, spekulime”
Ai ka thënë se Specialja është kriju vetëm për Thaçin dhe atë ka target.“Nëse Thaçi nuk merret në pyetje nga Specialja, është lajm i mirë për Kosovën sepse rrënohet gjykata, kjo për shkak se Gjykata Speciale është bë për Thaçin, sepse e ka target Thaçin”, ka shtuar Zeka në Pressing.