search
adds image
Momenti më qesharak i ndeshjes mes Liverpool dhe Chelsea
news image
sinjali fb
Sinjali.com
15 August 2019 12:27
Një moment qesharak që ka ndodhur mbrëmë gjatë SuperKupës së Evropës, mes Liverpoolit dhe Chelsea-it është bërë virale në rrjetet sociale.
Një goditje dënimi ku të gjithë futbollistët e gjatë gjenden në 16-metërrsh është bërë moment argëtues.
Mbrojtësi shtatlartë, Van Dijk kishte shkuar në zonën e Chelsea-it për ta rrezikuar portën. Aty ai shihet duke u përpjekur nga mesfushori N’Golo Kante për ta markuar.
Pamjet u bënë shpejt virale në një aksion kur Kante provonte të markonte Virgil van Dijk dhe ishte diçka thjesht fantastike.
E gjithë kjo pasi Van Dijk është i gjatë 6’4″ (1.93 cm), ndërsa Kante qëndron tek 5’6” (1.67 cm).
Për fat të mirë të Chelseat, topi nuk shkoi tek koka e mbrojtësit holandez pasi shumë lehtë mund të shënonte.
N'Golo Kante marking Virgil van Dijk is one of the greatest sporting pictures you'll ever see ?#LIVCHE #LFC #CFC #SuperCup pic.twitter.com/2ahC6W8hZE
— GiveMeSport Football (@GMS__Football) August 14, 2019