Dega e LDK-së në Suedi ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka i cili ka deklaruar se LDK-ja nuk i paska siguruar hotel Presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Në reagimin për media, dega e LDK-së Suedi ka demantuar Zekën duke thënë se ”Presidentin dhe shoqëruesit e Presidentit u vendosën në një hotel që është 19.1 km larg qendrës së Stokholmit dhe jo 170 km larg siç deklaron për opinionin Milaim Zeka. Hoteli quhet ËELCOME HOTEL– në Barkarby, largësinë të cilën mund ta vërtetojë çdo njeri i interesuar për ta kuptuar të vërtetën”.
Reagimi për media:
Dega e LDK-së në Suedi e sheh të nevojshme që në lidhje me deklaratat e Milaim Zekës në PRESSING në tv T7 me datë 14.08.2019, për LDK në Suedi, se LDK nuk i paska siguru hotel Presidentit dhe paska dashtë ta izolojë atë për të mos ja leju takimin me Presidentin dhe se mbasi paska mbetë Presidenti pa hotel, ky me kërkesën e antarëve të delegacionit e paska shpëtu situatën duke ia siguruar hotelin në qendër të Stokholmit, për opinjonin e gjërë jemi të obliguar të sqarojmë sa vijon:
Njena nga vizitat e Presidentit Rugova që Dega e LDK-së në Suedi ia ka organizuar Presidentit Rugova është vizita e prillit të vitit 1995. Me iniciativën dhe punën disa mujore të Degës së LDK-së, u arrijt që Presidenti Rugova të ftohet nga 7 deputetë të Parlamentit të Suedisë.
Takimet e Presidentit ka qenë të nivelit të lartë, e këto ishin: takimi me ministren e Punëve të Jashtme Lena Hjellm Ëalen, Ministrin për Ndihma Pierre Schori, Komisionin Parlamentar për Marëdhënje me Jashtë, Komisionnin Parlamentar të OSBEsë, takime me parlamentarë dhe qeveritarë suedez si dhe ligjeratën të cilën Presidenti Rugova e mbajti në Institutin për Politikë të Jashtme. Dhe natën e fundit Presidenti takoi veprimtarë dhe bashkatdhetarë që kishin ardhë nga shumë qytete të Suedisë.
Duke marrë parasysh se në të njejtën kohë në Stokholm mbahej nji eveniment të cilin e përmend edhe Zeka, Dega e LDK mbas shumë përpjekjeve nuk arrijti që ta sigurojë një hotel në qendër të Stokholmit sepse të gjithë ishin të rezevuar më herët nga pjesëmarësit e atij kampionati. Presidentin dhe shoqëruesit e Presidentit u vendosën në një hotel që është 19.1 km larg qendrës së Stokholmit dhe jo 170 km larg siq deklaron për opinjonin Milaim Zeka. Hoteli quhet ËELCOME HOTEL– në Barkarby, largësinë të cilën mund ta vërtetojë cdo njeri i interesuar për ta kuptuar të vërtetën.
Megjithate veprimtarët gjatë gjithë kohës bënin përpjekje për ta vedosur më afër qendrës Presidentin Rugova.
Nuk qëndron se Milaim Zeka ia ka siguruar një hotel tjetër në qendër të Stokholmit Presidentit Rugova. Në këto rrethana vetëm përfaqësitë diplomatike ose ambasadat kanë mundur të intervenojnë dhe të sigurojnë suita në hotele në qendër të qytetit. Sipas anëtarëve të delegacionit të Presidentit dhe sipas ambasadorit Idriz Konjari, këtë gjë e realizoi jo Milaim Zeka por ambasadori i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, Idriz Konjari të cilin e kemi falënderuar edhe atëhere po edhe e falenderojmë edhe sot.
Se me kë nga antarët e delegacionit të Presidentit Rugova ka pasë kontakte Miliaim Zeka dhe pse, siq pretedon ai në PRESSING, nuk duam të komentojmë. Dëshirojmë vetëm tju bëjmë me dije edhe këte se:
Milaim Zeka kurrë nuk ka qenë mbështetës i LDK-së e as mbështetës i organizimit institucional i Republikës së Kosovës.
Ai kurrë nuk ka qenë as përkrahës i Presidentit Rugova.
Poashtu ai kurrë nuk ka vepruar në struktura qoftë në nivel nëndege apo të Degës në Suedi e as në organizimeve institucionale qoftë në Kosovë dhe jashtë saj.
Përkundrazi gjatë një dekade ka penguar cdo aktivitet të organizuar në Suedi, e ka mohuar dhe ka dezinformuar.
Për të gjitha këto që i cekëm më lartë, Dega e LDK-së në Suedi ka dokumente, fotografi dhe gjirime.
Dega e LDK-së në Suedi i mbetet besnike unitetit dhe mospërcarjes, ashtu siq ka vepruar me dekada, sepse jemi provuar shumë gjatë veprimtarisë tonë dhe vazhdojmë ta ruajmë me dinjitet maturinë dhe urtësinë. Mbetemi edhe më tutje vigjilent që mos të bijmë në gracka të përcarjeve sidomos në këtë kohë kur qytetarët e Kosovës janë lodhur e dëshpruar nga deklaratat dhe përcarjet për interesa personale të individëve. Ne këtë ja kemi obligim Kosovës dhe filozofisë politike të Presidentit Rugova, të cilës i besojmë dhe vazhdojmë ta kultivojmë edhe më tutje.
Ne vazhdojmë punën që LDK të marrë përgjegjësi për të qeverisë vendin dhe mbështesim të gjitha vendimet që marrin organet vendimmarëse të LDKsë!
Me respekt
Kryesia e Degës së LDK-së në Suedi