Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, i ka reagur deklaratave të sotme të Kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabic, e cila tha se Serbia nuk e njeh Kosovën me kufijtë ekzistues sepse nuk mund të pranojë të humb gjithçka.
Haradinaj ka thënë se tarifa 100 për qind për produktet serbe nuk ka bllokuar dialogun.
“Pretendimet territoriale, e jo taksa, e kanë bllokuar dialogun! Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, paska thënë Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.
Ndërkaq Bërnabic sot ka deklaruar se nuk vije në shprehje pranimi i Kosovës me kufijtë ekzistues dhe nuk mund të lejojnë që Beogradi të humb gjithçka e kosovarët t’i fitojnë të gjitha, shtoi se nuk sheh zgjidhje sa i përket çështjes së Kosovës tani për tani.
Njohja e Kosovës në kufijtë ekzistues është vijë e kuqe mbi të cilën Serbia nuk do të kalojë, ka thënë Kryeministrja serbe, Ana Brnabic.