Sunday, July 21, 2024

Serbët e heqin flamurin e Kosovës në Kalanë e Artanës

- Advertisement -
- Advertisement -

Flamuri gjigant i Republikës së Kosovës, i vendosur në Kalanë e Artanës, dyshohet se është hequr nga serbët lokal.

Ky skandal është konfirmuar nga kryetari i Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq.Ai deklaroi se flamuri kosovar, që u ngrit të enjten në kështjellën mesjetare, është larguar nga aty, transmeton Indeksonline

“Ne ishim në vendin e ngjarjes këtë mëngjes, pamë që gjithçka ishte rrëzuar sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Ne diskutuam gjithashtu rastin me anëtarët e shërbimit policor”, deklaroi Ivanoviq.


Ai tha se askush nuk e ka informuar qeverisjen lokale për vendosjen e flamurit, duke shtuar se për një veprim të tillë është informuar nga mediat.

- Advertisement -

“Ne nuk ishim informuar fare se ishte vendosur, por përmes mediave mësuam se diçka po ndodhte atje. Askush nuk na informoi, as Ministritë, as organizatat joqeveritare dhe punonjësit e komunës nuk e dinin se çfarë po ndodhte”, deklaroi kryetari i komunës së Novobërdës.

Ndryshe, televizioni shtetëror serb, “RTS”, raportoi rreth vendosjes së flamurit.

Edhe i ashtuquajturi drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovë Marko Gjuriq ka deklaruar me rastin e vendosjes së flamurit shtetëror në kalanë e Artanës, se “kjo kala kurrë nuk do të jetë monument kosovar”.

- Advertisement -

“Pas kësaj mund të shtrohet pyetja se çfarë është në vijim, ndoshta vendosja e shqiponjave të zeza shqiptare në vend të kryqeve nëpër kisha”, ka pyetur Gjuriq.

Sipas fjalëve të tij, vendosja e flamurit të Kosovë në këtë kala “paraqet një akt të revizionizmit historik”.

“Kalaja e Artanës është një prej lokaliteteve kyçe historike serbe, dhe çdo tentim që ajo të paraqitet në ndonjë dritë tjetër nuk është asgjë tjetër përveç se akt i fshirjes së dhunshme të historisë”, ka thënë Guriq.

- Advertisement -

Ai edhe e ka mbajtur një ligjëratë të vogël historike duke treguar se “Artana në mesjetë ishte një qytet multietnik, ku kanë jetuar serbët, sasët, grekët, dubrovnikasit dhe të tjerët”.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura