Barcelona e ka nisur me humbje sezonin e ri, pasi është mposhtur 1-0 në “San Mames” nga Athletic Bilbaon.
Pa Lionel Messin e dëmtuar, kampioni i La Ligës e ka nisur me humbje sezonin 2019/20, raporton Gazeta Express.
Barcelona gaboi në “San Mames”, duke humbur nga Athletic Bilbao me një gol të bukur të Aritz Aduriz në mënyrë akrobatike, në minutën e 89’, një minutë pasi u fut në lojë.
Të besuarit e Ernesto Valverdes kishin shanset e tyre, madje goditën dy herë shtyllën me Luis Suarezin dhe Rafinhan, por thjesht topi nuk donte që të përfundojë në rrjet.
Barca largohet nga San Mames me një tjetër lajm të hidhur, përveç humbjes.
Luis Suarez është lënduar që në pjesën e parë, ai ka probleme me pulpën e këmbës së majtë, pothuajse lëndim i ngjashëm që e ka lënë jashtë Messin tash e disa ditë.