17.5 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Xhirimi tmerrues i sulmit ndaj turistëve spanjollë në Shqipëri (VIDEO)

Rekomandime

Klan Kosova ka siguruar videon tmerruese të momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Shqipëri, sulmon turistë spanjollë – teksa automjeti i tyre ishte duke ecur.

- Advertisement -

Ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë. Ngjarja shokuese ka ndodhur dy ditë më parë.

Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtar janë shqiptarë, ndërsa në veturë dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë – ata bisedojnë në telefon edhe me policinë shqiptare.

Mësohet se turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq. Pronari më pas është sulur duke i ofenduar dhe duke i ndjekur, dhe pasi ata janë larguar me veturë – ai është hedhur mbi xham.

- Advertisement -

Për këtë rast ka reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ai u ka kërkuar falje turistëve spanjollë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit