9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Kadaj-Bujupi: AAK qendër e përbashkimit politik kundër projekteve të rrezikshme ndaj Kosovës

Rekomandime

Sekretarja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, beson se këto zgjedhje që po vijnë kanë rëndësi të veçantë, sepse sipas saj, vendi ndodhet në rrethana të jashtëzakonshme politike, për arsye se i kërcënohet ndarja, apo shkëmbimi territorial siç është prezantuar si ide tash e një kohë.Për këtë arsye, Kadaj-Bujupi që është edhe deputete e AAK-së në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se partitë që janë kundër ndarjes dhe ato që janë për mbajtjen e taksës, duhet të bashkohen rreth AAK-së.

- Advertisement -

“Pas ardhjes së PSD-së, Aleanca është e interesuar që në bllokun e koalicionit ta ketë edhe Nismën Socialdemokrate, për shkak të temave me rëndësi që na presin dhe traditës korrekte të bashkëpunimit në vitet e fundit”, ka theksuar ajo në një bisedë për Gazeta Blic

Sipas saj, shumica e partive kanë qëndrime të përafërta mbi përpjekjet për ndarjen e Kosovës dhe imponimin e taksës ndaj Serbisë, prandaj bashkëpunimi mund të jetë i lehtë.“Nuk duhet të harrojmë që jemi para një procesi të rëndësishëm zgjedhor, që ka peshën e një referendumi. Jo shumë shtete e gjejnë veten para situatave të tilla, kur u cenohet copëtimi territorial. Jemi në rrethana të jashtëzakonshme politike.

Jo vetëm AAK ka pikëpamje të tilla rreth temave me të cilat me sukses është marrë kryeministri Haradinaj, prandaj duhet lënë anash dallimet ideologjike për ta çuar një mesazh të madh së bashku: që ky vend nuk do më lojëra me kufinj dhe nuk duron poshtërim të pandalshëm nga Serbia”, ka theksuar Kadaj-Bujupi.Ajo ka theksuar se AAK është sot qendër e përbashkimit politik kundër projekteve të rrezikshme ndaj Kosovës.

- Advertisement -

“Aleanca është e interesuar t’i mbledhë rreth vetes të gjitha partitë që janë kundër ndarjes së Kosovës dhe ato që janë për mbajtjen e taksës, derisa Serbia ta ndalë agresionin diplomatik kundrejt Kosovës. Kalkulimet partiake duhet të jenë në plan të dytë, sepse në pyetje është sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit”, ka theksuar ajo në fund.Ndryshe pas nënshkrimit me PSD-në, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë ditës është takuar me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj për arritjen e një koalicioni të mundshëm parazgjedhor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit