Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetit të VV-së, Glauk Konjufcës, lidhur me deklaratat e kreut të AAK-së.
Ajo është munduar t’i tregojë Konjufcës, se çka nënkupton mbiemri “makiavelist” në politikën kosovare, term të cilin Haradinaj e përdori për Kurtin.
Sipas saj, i njëjti nënkupton faktin që Kurti synon të ngritet në pushtet në çfarëdo mënyre.
Tjetër është se sipas saj, Kurtit nuk i pengon që LDK-ja e bëri Thaçin president, e Veselin parlamentar.
Ky është postimi i saj në Facebook:
Mirëmengjes Glauk,
Ja një copëz diturie se çka saktësisht nënkupton mbiemri ‘makiavelist’ në politikën kosovare:
– Jam kundër PDK-së dhe kundër atyre që e ndihmojnë PDK-në të mbesë në pushtet.
– Nuk më pengon që LDK-ja e Isa Mustafës, për herë të parë në historinë politike të Kosovës, e bëri Hashim Thaçin e PDK-së President, dhe Kadri Veselin e SHIK-ut Kryeparlamentar.
– Synimi im është që unë të ngritem në pushtet, me çfarëdo mënyre.
– Qëllimi (lexo: pushteti) arsyeton secilin mjet të gabueshëm (lexo: amoralitetin politik, ndryshimin e qëndrimeve).
Me gjasë, Princi i Glaukut ua ka interpretuar ndryshe makiavelizmin kolegëve të tij… ua propozoj Vetëvendosjes kolektivisht ‘Leviathan’ nga Thomas Hobbes.
Lexim të këndshëm!.