Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur sonte për raportet mes presidentit aktual të vendit, Hashim Thaçit dhe komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit, i cili është vrarë së bashku me familjen e tij nga forcat serbe.
Ai ka treguar se gjatë 6 viteve të fundit të jetës së Adem Jasharit nuk ka komunikuar me Hashim Thaçin. Ai thotë se nuk mund të flet më shumë për këtë çështje.
- Advertisement -
“Nëse Hashim Thaçi dhe Adem Jashari janë njohur një ditë dhe nëse ato kanë qenë para themelimit të UÇK-së dhe nëse ato komunikime janë shkëputur, kjo tregon diçka”
“Pra 6 vite nuk kanë komunikuar mes vete. Jo të gjitha gjërat mund të thuhen për shkak të familjarëve”, ka deklaruar Selimi në t7.