Një 30-vjeçar është qëlluar me plumb në kokë në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, por nuk është identifikuar i plagosuri.
Uniformat blu sqarojnë se atij i është dhënë ndihma e parë dhe është transportuar në spital për ndihmë të specializuar.
Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.
Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.