0.9 C
Pristina
Friday, December 8, 2023

Ndodh edhe kjo, makina e policisë shkakton aksident pasi kaloi semaforin me të kuqe

Rekomandime

Një aksident rrugor ku është përfshirë dhe një makinë e patrullës së përgjithshme të policisë ka ndodhur pak më parë në Tiranë.

Në foto shihet makina e policisë e dëmtuar në pjesën e përparme, po ashtu dhe mjeti tjetër që është përplasur me të.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes për newsbomb shkak i përplasjes dyshohet se është bërë mosrespektimi i semaforit nga makina e policisë, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.

Grupi i hetimit ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj.

Më shumë artikuj

Të fundit