23.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Hoxhaj thotë se do legalizojë ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike

Rekomandime

Kandidati për Kryeministër nga rradhët e PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale që po presin legalizimin.

- Advertisement -

Sipas Hoxhajt vlera e tyre është rreth 10 miliardë euro dhe p╒rfshinë mbi 350 mijë familje.

Ai premton legalizimin e ndërtimeve ilegale që nuk prekin pronën publike.

Posti i tij i plotë:

- Advertisement -

Janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste, që janë në pritje të legalizimit në Kosovë. Vlera e tyre sillet në rreth 10 miliardë euro dhe përfshinë mbi 350 mijë familje.

Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato. Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit