10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Drejtuesi humb kontrollin, makina hyn në lokal dhe plagos 5 persona

Rekomandime

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Cërrik, por fatmirësisht pa viktima.

- Advertisement -

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”, drejtuesi i mjetit J.Ç., 38 vjeç, nga Cërriku, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një lokal.

Për pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën 5 persona, që ishin duke drekuar në lokal.

Menjëherë pas aksidentit drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit në kohë të Policisë është ndaluar dhe është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

- Advertisement -

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Policia e Elbasanit apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit