8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Profesori kritikon ndërtimin e katër minareve në xhami: Më mirë të investoheshin 70 mijë euro në shkolla

Rekomandime

Teologu dhe profesori i Fakultetit të Studimeve Islame, Xhabit Hamiti, ka kritikuar ndërtimin e katër minareve në një xhami që është në ndërtim e sipër, në fshatin Mazgit të Obiliqit.

- Advertisement -

Hamiti ka deklaruar se një minare kushton rreth 25 mijë deri në 30 mijë euro. Ka sugjeruar se katër minare kushtojnë rreth 100 mijë euro dhe se do të ishte më mirë që këto para të destinoheshin për përmirësimin e kushteve në tri apo shkolla publike në Kosovë.

Hamiti ka thënë se e sheh të panevojshme ndërtimin e katër minareve, në vend se të ndërtohej vetëm një minare.

Nje minare e vjeter dhe nje e re do t’ia kaloje te vjetres ne fshatin Mazgit te Obliqit, ndersa edhe tri te tjera jane nisur qe te leshojne shtatin e tyre. Sipas projektueseve, nje minare e tille kushton nga 25.000 deri ne 30.000 Euro, se paku.

- Advertisement -

Nese keto 4 minare te kesaj xhamie perfundojne, i bie se shuma totale arrin mbi 100.000 Euro.
Parate e ketyre minareve, sigurisht se jane fituar nga donatoret e jashtem permes mësitëve lokal.

Ne Islam, xhami numerohet çdo vendlutje qofte edhe pa minare. Bile, ne kohen e Muhammedit a.s. xhamia ka qene edhe pa asnje minare, megjithate sot nje xhami nuk mund te paramendohet pa pasur sepaku nje minare, e qe eshte krejt ne rregull dhe personalisht jam i mendimit qe xhamia estetikisht duhet te kete nje ose dy minare, varesishte nga madhesia e saj dhe e vendit ku ajo pozicionohet.

- Advertisement -

Per, per nje milioner kushdoqofte ai, totali prej 100.000 Euro nuk eshte gje e madhe, mirepo per neve si shoqeri ekonomikisht e shtrire per toke, destinimi i kesaj shume eshte shume domethenes.
Une jam rritur me xhamia, dhe xhamia eshte pjese e jetes time, dhe asnje faletore tjeter ne bote nuk me pengon kur ajo eshte e domosdoshme per nje komunitet te caktuar fetar.

Por, ajo qe me ka penguar dhe me pengon eshte biznesi i disa mësitëve vendor me falëtore, si dhe loja me ndenja te besimtareve te rendomte e te sinqert te vendit tone.

Sigurisht, me rastin e kesaj xhamie, mësitët vendor milionerit mysliman i kane thene se, ne kete xhami po e ndertojme bashke me keto minare spektatulare mu ne kryqezimin e dy autostradave, si dhe ne vendin ku eshte zhvilluar beteja e Kosoves, e cila keshtu do ti kenaq syte e besimtareve dhe do ti mërrol fytyrat e pabesimtareve!

Sikur kjo xhami te mjaftonte me nje ose dy minare, ne kete rast do te kurseheshin sepaku 70 deri ne 80 mije Euro, dhe me kete shume do te pajiseshin se paku 4-5 shkolla me kompjuter apo laborator shkencor te nivelit bashkekohor, ose edhe do te ndertohej sepaku një çerdhe funkcionale, ku femijte e ketij rrethi do te edukoheshin ne te, e jo te bredhin rrugeve siç ndodhe rendome neper fshatrat tone!

E di se,prape dikush ka me thene; shih kete po e pengojne xhamite dhe minaret, mirepo ju siguroje se kushdo qe e thote kete, thjeshte mund te paragjykoje emocionalisht dhe jo racionalisht, sepse askujt dhe me asgje nuk ia jap te drejten qe te pretendoje se eshte me besimtar dhe me devotshem se une, e as me patriot me i madh se une.

Nuk do te kete hajr dhe bereqet te asnje faltoreje, derisa ne ato nuk i ndertojme vet me djeresen dhe parane tone. Faltoret me porosi jane dardhe me bisht !

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit