Një person ka humbur jetën dje në fshatin Llapnasellë të Prishtinës pasi që ka humbur kontrollin derisa po drejtonte motoçikletën e tij dhe ka përfunduar jashtë rrugës, duke marrë kështu plagë vdekjeprurëse.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Llapnasellë , Prishtinë (NN) 23.08.2019-02:20. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar duke drejtuar motoçikletën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge dhe si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekje prurës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.